Conference League: Kualifikohen Basel, Gent, Maccabi dhe LASK

Mbrëmjen e sotme janë luajtur disa nga ndeshjet e javës së katërt të fazës së grupeve të Conference League. Skuadrat Basel, Gent, LASK dhe Maccabi Tel Aviv kanë arritur të sigurojnë kalimin në raundin tjetër, nga rezultatet pozitive që siguruan në mbrëmjem e sotme.

Edhe pse Basel nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Omonias në Qipro, përsëri arriti të kualifikohet për në raundin tjetër.
Edhe skuadra e Gent barazoi 1-1 me Partizanin e Beogradit në shtëpi, rezultat që gjithsesi e kualifikon Gent më tej.

LASK nuk hasi probleme për të fituar 2-0 ndaj armenëve të Alashkert, rezultat që i sjell kalimin në raundin tjetër.
Maccabi Tel Avivi triumfoi 3-0 në Izrael përballë finlandezëve të Helsinkit, duke u kthyer në skuadrën tjetër të grupit A që kualifikohet më tej.
Ja të gjitha rezultatet e Conference League:

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.