Chelsea fiton ndaj Brentford, i ‘rrëmben’ kreun Liverpoolit

Chelsea ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Brentford në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Premier Ligës.

Blutë e Londrës kanë arritur t’i kthehen fitores, pasi kanë mposhtur Brentfordin pas humbjes javën e fundit nga Manchester City.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç disa raste të krijuara, arritën ta gjejnë edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e fundit dhe ishte Ben Chilëell, i cili shënoi për t’i dhënë epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më kërkues krijuan më shumë dhe menaxhuan lojën në kërkim të golit të barazimit.

Megjithatë, mysafirët e Thomas Tuchel u mbrojtën mirë, menaxhuan epërsinë dhe në fund morën një fitore të madhe 1-0.

Fitorja erdhi falë portierit Edouard Mendy, i cili bëri disa pritje vendimtare në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e parë me 19 pikë, ndërsa Brentfordi zë vendin e shtatë me 12 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, blutë luajnë në shtëpi ndaj Norwich Cityt, ndërsa Brentfordin e pret Leicester City.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.