Champions/ Liverpool, Bayern apo Real, ka kush shihet si favorit

Bayern Munich shihet si favorit kryesor për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22, sipas analistëve të të dhënave, pasi ka 25 për qind shanse, i pasuar nga Manchester City me 19 për qind dhe Liverpooli me 14 për qind.

Sezoni 2021/22 i Ligës së Kampionëve po fillon vërtet të nxehet dhe tashmë disa grupe kanë bërë befasitë e tyre.

Disa skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin dhe disa të tjera janë eliminuar përfundimisht.

Bayern Munich, Liverpool, Juventus dhe Ajaxi janë katër klubet e para që kanë siguruar një vend në raundin e 16-të me Real dhe Chelsea pothuajse të sigurt që do t’i bashkohen shumë shpejt.

Por, kush janë favoritët për ta ngritur lartë trofeun e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22?

Sipas analistëve ekspertë të të dhënave apo të njohur si superkompjuteri i ‘fivethirtyeight.com’, Bayern Munich është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Bavarezët e Julian Nagelsmann kanë bindur deri tani duke marrë katër fitore bindëse dhe kanë 25 për qind gjasa për ta fituar trofeun.

Ata ndiqen nga Manchester City i Pep Guardiolas i dyti me 19 për qind, ndërsa në vend të tretë vjen Liverpooli i Jurgen Klopp me 14 për qind shanse.
Në vendin e katërt befasisht renditet Ajaxi me 10 për qind shanse, i ndjekur nga Chelsea i pesti me 9 për qind, Real Madridi i gjashti me 4 për qind dhe Paris Saint-Germain e Interi në vendin e shtatë dhe të tetë me nga 3 për qind.

Lista pasohen nga klube si Barcelona, Manchester Unitedi, Atletico Madridi dhe Juventusi, ndërsa fare në fund gjenden ekipe si Besiktas, Malmo dhe Dynamo Kiev.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.