Champions League/ Mbyllen pjesët e para, Ronaldo rikthen në jetë United

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e fazës së grupeve të vlefshme për Champions League.

Deri tani bie në sy ndeshja mes Atalantës dhe Manchester United në Bergamo, e cila prodhoi 2 gola. Fillimisht ishin zikaltërit që kaluan në avantazh pas golit të Josip Ilicic i ndihmuar nga portieri i “Djajve të kuq”, David De Gea. Kur dukej se pjesa parë po mbyllej me këtë rezultat, Cristiano Ronaldo iu përgjigj me një gol mjaft të bukur, duke vendosur baraspeshën.

Në ndeshjet e tjera, ashtu sikurse pritej Bayern po fiton kundër Benfikës 2-1, ndërsa Juventus dhe Barcelona po barazojnë, respektivisht ndaj Zenitit dhe Dinamo Kiev.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.