Çështja “Çinari”, zhvillohet seanca në CAS, Partizani del me njoftim zyrtar, ja kur merret vendimi

Partizani zhvilloi sot “ndeshjen” më të rëndësishme të këtij sezoni dhe jo vetëm, në një kohë kur FIFA i ka bllokuar merkaton për dy sesionet e radhës teksa kanë konstatuar parregullsi në transferimin e Eraldo Çinarit.

Të kuqtë u përballen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në një çështje ku përfshihen katër palë, një seancë kundër Vllaznisë, Çinarit, FIFA-s dhe Istras. Klubi i Partizanit u përfaqësua nga drejtori i përgjithshëm Olsi Rama si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokatit Antonio Conte.

Me anë të një reagimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanin bën me dije se vendimi përfundimtare pritet të merret brenda muajit dhjetor.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.