Çekia e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Kroacisë, Schick shënon përsëri

Është mbyllur pjesa e parë në “Hampden Park” të Glasgou mes Kroacisë dhe Çekisë.

Në një ndeshje shumë të fortë, kanë qenë çekët që kanë kaluar në epërsi në 45 minutat e para të kësaj sfide.

Për golin e parë në këtë sfidë, u desh të pritej minuta e 37-të e ndeshjes,që u shënua nga pika e 11 metërshit.

Në minutën e 35-të, Dejan Lovren goditi me brryl sulmuesin çek Patrick Schick dhe gjyqtari akordoi penallti.

Schick u tregua i saktë nga pika e bardhë duke kaluar çekët në epërsi.

Për sulmuesin e Bayer Leverkusen ky ishte goli i tretë këtë kampionat.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.