Carabao Cup/ Kualifikohen Liverpool, Chelsea dhe Tottenham
Pika e bardhë shpërblen “The Reds” pas 3-3 në kohën e rregullt me Leicester. Buzëqeshen edhe “blutë” dhe Spurs, të cilët eliminojnë Brentford dhe West Ham.
Liverpoolit iu deshën penalltitë për të shkuar në gjysmëfinalet e Carabao Cup dhe për të eliminuar Leicesterin. “The Reds” humbisnin 1-3 (Vardy (2) dhe goli i Maddison), por gjejnë 3-3 me Jota (68′) dhe Minamino (95′) dhe triumfojnë nga njëmbëdhjetë metra. Nuk gabojnë as Tottenhami dhe Chelsea: Conte mposht West Hamin 2-1 me Bergwijn dhe Lucas, ndërsa autogoli i Jansson dhe penalltia e Jorginhos mjaftojnë që “blutë” e Londrës të fitojnë 2-0 në Brentford.
Liverpool nuk vdes kurrë: “The Reds” nga 3-1 që ishin deri në minutën e 67-të, barazuan 3-3 dhe më pas e mundën Leicesterin me penallti, duke kaluar në gjysmëfinalen e “Carabao Cup”. Në “Anfield”, Leicester kaloi në epërsi në 9′: Maddison shërben në vertikale Vardy, i cili me një diagonale të fuqishme mund Kelleher. Pas vetëm katër minuta dhe erdhi dyfishimi: Williams gaboi dhe Vardy shënon në minutën e 13-të. Megjithatë, gjashtë minuta më vonë, djemtë e Klopp ngushtojnë diferencën me anën e Firminos. Gjithçka duket e kotë: në të 33′, Maddison i çon shifrat në 3-1 të skuadrës së Rodgers. Vendësit i japin vetes shpresë me golin e Jotës (68′) dhe në minutën e 95-të vjen 3-3 me Minaminos, i cili firmos barazimin në frymën e fundit. Te penalltitë: pas gabimeve të Thomas dhe Bertrand (të hipnotizuar nga Kelleher) për “dhelprat” dhe të Minamino për “The Reds”, Jota shënon penalltinë vendimtare dhe që dërgon Liverpoolin në gjysmëfinale.
Sorry, the comment form is closed at this time.