‘Camp Nou’ mbushet sërish. Ja sa do ta ndjekin ‘El Clasicon’

Pas pothuajse 1 viti e gjysmë ‘Camp Nou’ do t’u rikthehet kohëve të vjetra me një stadium të mbushur plot e për plot në të gjithë kapacitetin e tij.

Qeveria spanjolle ka hapur në masën 100% stadiumet e futbollit dhe në ‘El Clasicon’ e kësaj të diele mes Barçës dhe Realit do të jenë në stadium mbi 90 mijë spektatorë për ta bërë akoma edhe më të bukur këtë duel.

‘El Clasico’ i fundit që ka qenë me praninë e spektatorëve është luajtur më 1 mars 2020. Reali i Madridit fitonte 2-0 në ‘Santiago Bernabeu’ përballë Barcelonës, në prani të 78 357 tifozëve. Vinicius dhe Mariano ishin ata që i dhuruan fitoren Realit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.