Buffon: Do vazhdoj të luaj, kërkoj një projekt të “çmendur”

Gigi Buffon ngriti lart trofeun e fundit me Juventusin si lojtar dhe si kapiten, por 43-vjeçari nuk e vlerëson aspak mundësinë e tërheqjes nga futbolli i luajtur. Në fund të finales së Kupës, gardiani italian hodhi pak dritë mbi të ardhmen.

“Tifozët, njerëzit, dhe drejtuesit e Juventusit do të jenë përherë pjesë e jetës time dhe do t’i kem në zemër. Kam dhënë shumë krenari dhe kurajo për botën juventine ndaj largohem me kokën lart dhe një ditë të gjitha gjërat kanë një fund”.

Lidhur me vazhdimin e karrierës veterani i Juventusit, konfirmon ato që ka thënë më parë dhe dëshirën për të qenë sërish protagonist

“Jam 43 vjeç dhe ende duhet të bëj disa gjëra që duken si çmenduri por vendime të tilla më kanë lejuar të mos vendos limite për veten. Ndoshta mund të mos fitoj, nuk më kanë interesuar trofetë, mund edhe të tërhiqem. Ditët e fundit kam marrë një sms nga një klub që me intereson të vazhdoja me ta por te shikojmë”, përfundoi portieri legjendar i Juventusit.

Një hipotezë e bujshme do të ishte ajo e Romës ku flitet se Jose Mourinho mund t’i ketë telefonuar për t’u bashkuar me të pasi portugezi do njerëz me eksperiencë për skuadrën e tij të re.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.