Braçe i drejtohet Ramës: Nuk ka para nga korrupsioni

Liga Profesioniste e Futbollit njoftoi para pak ditësh shitjen e së drejtës së emrit të Kategorisë Superiore për 54 milionë lekë kompanisë Abissnet. Në lidhje me këtë foli edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama i cili tha se kjo është diçka e mirë, por për momentin kaq para për klubin janë sa një pikë uji.

“Ne si klub kemi qenë në kontakt për procedurat e ndjekura dhe u lajmëruam për rezultatin e ankandit. Presidenti dha pëlqimin e tij përfundimtar. Mirë që u bë tani, detyra e ligës është që t’ia rrisë vlerën emrit të Superiores.

Sigurisht që, çdo person dhe çdo klub shpreson dhe uron që shuma të jetë më e madhe në të ardhmen. Për momentin, është një pikë ujë, por gjithsesi është një gjysmë hapi përpara”, u shpreh Rama.
Siç pritej intervistën e Ramës e ka parë edhe Erion Braçe, zëvendës kryeministër dhe tifoz i Partizanit.

Braçe shprehet se është më mirë të vijë një pikë uji e pastër se sa më shumë para nga korrupsioni dhe konflikti i interesit, që sipas tij është prezent në futbollin tonë.

“Drejtori duhet të kuptojë se prej korrupsionit dhe konfliktit të interesit nuk ka para për futbollin. Pika e ujit zakonisht është e pastër, jo e pistë. Dhe se kur pranon korrupsionin dhe konfliktin e interesit si “hap përpara”” duhet të heshtësh për padrejtësitë që bien në kurrizin tënd. Kaq!”,- shkruan Braçe.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.