BOTËRORI 2022/ Katari prezanton stadiumin e radhës

Katari ka inauguruar stadiumin e katërt nga tetë që do të ndërtohen për Kupën e Botës 2022.

“Është një stadium i jashtëzakonshëm”, tha Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Atmosfera është e pabesueshme. Jam i sigurt që do jetë një arenë perfekte për futbollin e vitit 2022, ku do të luhen shumë ndeshje gjatë Kupës së Botës. Vendi është i mirëpërgatitur për kompeticionin e ardhshëm botëror, i pari që mbahet në Lindjen e Mesme dhe botën arabe”, shtoi Infantino.

Stadiumi i Katarit ka një kapacitet prej 40 mijë vendesh. Pas Kupës së Botës, ai do të jetë në dispozicion të komunitetit lokal, për organizimin e aktiviteteve sportive.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.