Borussia Dortmund merr fitoren e radhës, Haaland shënon dy gola
Borussia Dortmund ka arritur të shënojë fitore në shtëpi ndaj Mainz me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 8-të në Bundesliga.
Milionerët e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në rastin e parë.
Marco Reus gjeti rrjetën në minutën e tretë të ndeshjes duke kaluar në epërsi Borussia Dortmund.
Në pjesën e parë ishte vetëm edhe një rast i mirë me Thomas Meunier, por belgu nuk ishte i saktë.
Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 51-të, Borussia fitoi penallti,.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Erling Haaland i cili shënoi 2-0.
Mainz u kthye në lojë në minutën e 87-të, me Jonathan Burkardt që shënoi 2-1.
Por kjo ishte e gjitha ajo çfarë bën mysafirët, pasi Haaland shënoi golin e dytë personal në minutën e katërt shtesë, duke thelluar rezultatin në 3-1.
Dortmund me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 18 pikë, dy më shumë se Bayern Munich dhe Freiburg që kanë nga 16 pikë, me bavarezët me ndeshje më pak.
Sorry, the comment form is closed at this time.