Borë e madhe në Spanjë, shtyhet Atletico Madrid-Athletic Bilbao

Bora e madhe që ka përfshirë Spanjën në 24 orët e fundit, ka vështirësuar edhe zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në stadiume.

Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, ka rënë borë e paparë në këto 40 vitet e fundit, duke shtyrë ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao.

Ka qenë klubi i futbollit, Atletico Madrid që ka njoftuar për shtyrjen e sfidës: “Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme nga bora dhe stuhia në gadishullin Iberik, duke shtuar mbylljen e aeroportit në Madrid, La Liga, në bashkëpunim me dy klubet, ka marrë vendim ta shtyjë ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao. Një datë e re për këtë takim do të konfirmohet gjatë ditëve në vijim, në një prej vendeve të lira në kalendarin e garës”.

Ndeshja pritet të luhet në momentin që do të zhvillohet Kupa e Spanjës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.