BOKS/ Joshua dhe Fury pranë marrëveshjes për të ndarë fitimet prej 220 milionë euro
Këtë javë pritet të fillojnë bisedimet për duelin e shumëpritur të boksit ndërmjet Anthony Joshua dhe Tyson Fury, ku marrëveshja për përfitimet pritet të arrihet brenda dy ditësh.
Sipas promovuesit të boksit, Eddie Hearn, dy kampionët pritet t’i ndajnë për gjysmë përfitimet, konkretisht nga 100 milionë funte secili (110 milionë euro).
Ndeshja e kampionit të IBF, ëBA, ëBO e IBO dhe atij të ëBC pritet të zhvillohet në muajin maj të vitit të ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar ose Arabi Saudite.
“Të gjithë jemi pro kësaj ndeshjeje. E vetmja gjë që duhet zgjidhur është lokacioni dhe disa çështje televizive. Kaq.Të gjithë (nga të dyja palët) janë pajtuar për financat, 50-50 për duelin e parë, 60-40 në duelin e dytë për fituesin”, ka deklaruar Hearn, citon MailOnline Sport.
Ai ka shtuar se shumë totale prej 220 milionë eurosh (nga 110 milionë euro secili) është ajo që presin dy boksierët nga një duel i tillë që fituesin do ta bënte kampion të padiskutueshëm në kategorinë e peshave të rënda.
Sorry, the comment form is closed at this time.