Belgjikë-Itali, Martinez dhe Mancini rreshtojnë titullarët

Një ndeshje vërtet e madhe. Në orën 21:00, në stadiumin “Allianz Arena”, do të luhet “finalja” e parakohshme mes Belgjikës dhe Italisë.

Një sfidë e vlefshme për çerekinfalet e “Euro 2020”, por që ka një vlerë të madhe, pasi ekipi që fiton ka shanse të arrijë finalen e madhe, cila do të luhet në “Wembley”.

Kevin De Bruyne që ishte në dyshim për këtë sfidë, do të luajë nga minuta e parë, ndërsa Eden Hazard është në stol. Befasia e madhe është aktivizimi i Doku si titullar.

Nga ana tjetër, Giorgio Chiellini, i dëmtuar kundër Zvicrës në ndeshjen e dytë, është në 11-she së bashku me Leonardo Bonuccin. Ndërsa Marco Verratti vazhdon të preferohet para Manuel Locatellit në mesfushë.

Performanca e shkëlqyer kundër Austrisë, ka bërë që Federico Chiesa, të fitojë vendin e tij si titullar.

Belgjika mbërriti në çerekfinale pasi mposhti Portugalinë, ndërsa azurët eliminuan Austrinë.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me Zvicrën ose Spanjën që në këto momente është në kohën shtesë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.