Belgjika triumfon, danezët i thonë lamtumirë “Euro 2020”

Belgjika fiton ndeshjen e dytë të Grupit B. Përballë Danimarkës, “Djajtë” fitojnë me përmbysje me shifrat 2-1.

Takimi nisi mirë për danezët që kaluan në avantazh me Poulsen në minutën e 2′, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, belgët fillimisht barazuan me Hazard në minutën e 55′ ndërsa De Bruyne vendosi sfidën në minutën e 70′. Pas realizimit të golit De Bruyne nuk pranoi të festonte për të respektuar lojtarin danez Eriksen, i cili kaloi momente dramatike ndeshjen e parë kundër Finlandës.

Danimarka provoi të barazonte takimin dhe rasti ideal erdhi në minutën e 87′ kur Braithwaite goditi me kokë, por ishte traversa që i mohoi golin sulmuesit.
Belgjika siguron kështu vendin e parë dhe kalimin për në raundin tjetër, ndërsa Danimarka duhet t’i thotë lamtumirë “Euro 2020”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.