Belgjika motivon lojtarët, ja bonusi nëse fitojnë Europianin

Kombëtarja e Belgjikës në bashkëpunim me Federatën kanë gjetur mënyrën se si t’i motivojnë lojtarët e tyre për Kampionatin Europian që nis ditën e premte (11.06.2021).

Sipas gazetës ‘Het Laatste Nieuws’ – në rast se Belgjika fiton EURO20, Federata belge do t’i dhurojë premio me vlerë 435 mijë euro çdo lojtari.

Bonusi fillon nga arritja në çerekfinale, me 170 mijë, kurse vlera rritet në rast se skuadra shkon në gjysmëfinale në 290 mijë euro.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.