Bayerni shpartallon Benficën, Barcelona ringjall shpresat

Bayern Munchen ashtu si Juventusi arrin kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League.

Bavarezët kanë harruar eliminimin në Kupën e Gjermanisë dhe sot dhanë një tjetër prove force teksa mposhtën 5-2 Benficën. Si gjithmonë është Lewandowski ai që udhëheq ekipin e Nagelsmann me një tripletë të realizuar teksa shënuan edhe Gnabry me Sane. Morato dhe Nunes shënuan për Benficën.

Ndërkohë po në Grupin E, Barcelona përfiton nga fitorja e Bayernit teksa mundi 1-0 Dinamo Kiev për të kaluar në vend të dytë me 6 pikë dhe tashmë ka në dorë vet kualifikimin për më tej. Pique ishte heroi i mbrëmjes që I dha 3 pikë katalanasve.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Sevilla pëson një humbje të papritur me Lille në shtëpi që e shtyn në vend të fundit në grup.

Këtë vit kur flasim për Champions League për Juventusin, është ndryshe nga forma që po shfaqin në Serinë A. Nëse në Itali janë në vështirësi, bardhezinjtë po shkëlqejnë deri tani në Europë teksa arritën të fitonin bindshëm 4-1 ndaj Zenit.

Një fitore që për Juventusin do të thotë kualifikim në fazën tjetër kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje të tjera teksa Paulo Dybala ishte lideri i bardhezinjve me dy gola.

Edhe Chiesa me Moratan shënuan në këtë sukses teksa goli i miqve ishte sërish nga Juve pasi ishte autogol i Bonuccit.

Atalanta dhuroi spektakël sonte në mbrëmje në Bergamo. Zikaltërit ishin një hap larg fitores ndaj Man. United të cilët u shpëtuan si gjithmonë nga Cristiano Ronaldo.

Portugezi një makineri golash shënoi dy here për të barazuar rezultatin pasi vendasit me Iliçiç dhe Zapata shënuan duke kaluar dy herë në avantazh.

Ronaldo fillimisht barazoi në 45’ ndërsa sërish në minutat shtesë në 91’ ashtu si në “Old Trafford” realizoi për t’i dhënë 1 pikë ekpit dhe vendin e dytë në renditje.

Në krye është Villarreali që mundi 2-0 Young Boys në shtëpi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.