Bayern Munchen po harron si fitohet, e shkatërron Napoli

Napoli ka arritur të shënojë fitore bindëse 0:3 në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munchen në miqësoret përgatitore për sezonin e ri.

Të tre golat u shënuan në 20 minutat e fundit të ndeshjes, teksa Osimhen shkëlqeu me dy gola.

Fillimisht ai realizoi në minutën e 70-të, kurse një minutë më vonë e dyfishoi epërsinë.

Në të 86-tën, Machach realizoi për 0:3, e që ishte epilogu i këtij takimi.

Në këtë miqësore pati minuta edhe për Amir Rrahmanin. Qendërmbrojtësi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të.

Bayern Munchen duket se nuk po gjen dot ritmin, pasi kjo është miqësorja e tretë që ata po humbin nën drejtimin e trajnerit të ri, Nagelsmann.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.