Bayern i pamëshirshëm, ndëshkon me shtatë gola Bochumin

Bayern Munchen tregoi edhe një herë sot se është superfuqi në futbollin gjerman. Skuadra e Nagelmann, i cili duket se ka arritur të ambientohet me klubin dhe skuadrën, fitoi sot me shifrat e thella 7-0 ndaj Bochum, duke mos e kursyer kundërshtarin në asnjë rast.

“Poker” në pjesën e parë për bavarezët, që shënuan me Leroy Sane (17′), Joshua Kimmich (27′), Serge Gnabry (32′) dhe autogolin e Lampropoulos (43′). Edhe në të dytën Bayern Munchen nuk e uli ritmin dhe shënoi sërish me Lewandowski (61′), Kimmich (64′) dhe Choupo-Moting (79′).

Me këtë fitore Bayern shkon në kuotën e 13 pikëve pas 5 ndeshjeve, duke e parë veten për momëntin në krye të Bundësligës, dhe tani i duhet të presë ditën e nesërme për ndeshjen e ëolfsburg, që luan ndaj Eintracht Frankfurt.

Po sot, në të njëjtën orë Mainz dhe Freiburg barazuan pa gola.

Të njëjtin rezultat regjistruan edhe Arminia Bielefeld dhe Hoffenheim, ndërsa Augsburg mundi minimalisht Borussia M’Gladbach me golin e Florian Niederlechner në minutën e 80.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.