Barcelona poshtërohet përsëri nga Bayern, fitojnë Juve dhe Chelsea

Jo vetëm që nuk ka hakmarrje për atë humbje të turpshme 8-2 ndaj Bayern Munchen në 2020, por pëson një tjetër humbje ndaj bavarezëve.

Barcelona duket larg të qenit një ekip pretendent për Champions League teksa katalanasit u mundën 2-0 nga skuadra e Nagelsmann në “Camp Nou” përpara tifozëve spanjollë.

“Macja e zezë” e spanjollëve, Thomas Muller realizoi golin e parë ndaj katalanasve në 34’ duke u bërë lojtari që shënon më shumë ndaj Barçës, plot 7 gola në 6 përballje me ta.

Për të mbyllur ndeshjen mendoi Lewandowski, i cili nuk mund të mungonte në një duel të tillë dhe në 56’ dyfishoi rezultatin dhe në 85’ realizoi edhe golin e tretë.

Ndërkohë, Juventusi duket në superformë në Champions League.

Bardhezinjve u mjaftoi vetëm një pjesë për të mundur Malmon në Suedi me shifrat 0-3, falë golave të Alex Sandro, Dybala dhe Morata.

As Chelsea nuk la vend për surpriza.

Romelu Lukaku ishte sërish shpëtimtar i tyre, duke shënuar në të 69′ dhe vulosur fitoren minimale ndaj Zenit.

Ndeshje shumë e bukur në Spanjë mes Villarreal dhe Atalantës, teksa në fund dy skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë, pas barazimit 2-2. Gjimshiti u zëvendëaua pas 61 minutash lojë.

Në ndeshjet e tjera, Benfika dhe Dynamo Kyiv u mbyll me fitoren minimale të ukrainasve. Në barazim pa gola u ndalën Lille dhe Wolsburg, me gjermanët që luajtën nga minuta e 63 me një lojtar më pak prej të kuqit të Brooks.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.