Barcelona bën ofertën e re për Lewandowskin

Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski. Katalanasit kanë bërë një ofertë të re për polakun.

Gazetari Tomasz Włodarczyk raporton se Barcelona ofron për goleadorin shumën e 35 milionë eurove, plus bonuse, për të nënshkruar me Lewandowskin.

Gjithsesi, sipas asaj që shkruan Fabrizio Romano, as kjo ofertë nuk mjafton për të bindur kampionët e Gjermanisë.

Lewandowski ka edhe një vit kontratë me Bayern, që po këmbëngul që sulmuesi të respektojë kontratën deri në fund.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.