Balotelli i rikthehet futbollit, gati firma me klubin e Berlusconit

Mario Balotelli është gati të rikthehet në Itali. Sulmuesi italian, i cili është pa kontratë prej muajsh pas aventurës së tij tek Breshia, ka gjetur një marrëveshje me ekipin e Monzas dhe për këtë arsye e rifillon nga Seria B.

Të hënën ai duhet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë deri më 30 qershor 2021.

Pas Kevin-Prince Boateng, Berluskoni dhe Galiani janë gati të vendosin një goditje tjetër, ku së bashku ishin me Milanin për gjashtë muajt e fundit të sezonit 2015-2016.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.