Autogoli vendos “klasiken” e Evropës, Franca triumfon ndaj Gjermanisë

Franca ka arritur të fitojë supersfidën e grupit F ndaj Gjermanisë në “Allianz Stadium” me shifrat 1-0. Ishte autogoli i Mats Hummels në minutën e 20, që vendosi fatin e kësaj sfide, me vendasit, që tentuan barazimin në gjithë ndeshjen, por mungesa e saktësisë vendosi shumë.

Ndeshja nisi e barabartë, me Francën si gjithmonë më të tërhequr, por gati për të shfrytëzuar kundërsulmin me yjet Mbappe, Griezmann e Benzema. Megjithatë, goli i avantazhit erdhi në një mënyrë, që askush nuk e priste, me autogol të Hummels, që u mundua të shmangte rrezikun e Mbappe, por dështoi tërësisht.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Gjermania krijoi volum të lartë dhe u mundua të gjejë rrjetën, por gabimet në finalizim të sulmuesve të Low, ndikuan shumë. Gnabry kishte dy raste të mira, mes disave të ‘Panzerave’. Ndërkohë, edhe Franca kishte disa raste, mes tyre dy gola të anuluar të Mbappe, që ishte tjetër nivel sot.

VAR dhe fati nuk deshën që të ndryshonin shifrat dhe tri pikët shkojnë në adresë të Francës, pavarësisht dominimit dhe përpjekjeve të Gjermanisë.

Kampionët e Botës me këtë fitore mbajnë vendin e dytë në renditje, pas Portugalisë, që fitoi sot më shifrat 0-3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.