Asllani: Fitore me Izraelin. Interi? Ka presion të madh

Kombëtarja vijon përgatitjet që prej ditës së dielës së në Durrës në kuadër të dy sfidave të fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit në transfertë (24 shtator) dhe Islandës në “Air Albania” (27 shtator).

Me ekipin janë bashkuar të gjithë lojtarët, ndërkohë sot në konferencën e zakonshme për median kanë dalë mesfushorët Klaus Gjasula dhe Kristjan Asllani.

Gjasula shprehu besimin se Kombëtarja mund të shkojë në Izrael për të arrë marrë një fitore. Mesfushori kuqezi theksoi se pavarësist mungesave skuadra është në gjendje të bëjë dy ndeshje të nivelit të lartë.

Mesfushori tjetër Kristjan Asllani vlerëson atmosferën në grupin kuqezi dhe është besimplotë se Shqipëria ka shanset e saj për të marrë maksimumin.

Situata tek Interi? “Kur jam me Kombëtaren, luaj me Kombëtaren, kur të kthehem, nuk e di çfarë do të bëhet. Stërvitem mirë, jam profesionist, kur të më jepet shansi, do të jap më të mirën.

Nuk e di si ka ndryshuar, pasi kam kaluar nga një ekip i vogël si Empoli tek Interi, që është super-ekip. E di që ka presion më të madh, por për mua nuk është problem, pasi jam mësuar”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.