Armando Broja vendos rekordin e parë në Premier Ligë

Armando Broja hyn në librin e rekordeve të Premier Ligës që në ndeshjen e tij të parë si titullar në elitën e futbollit anglez. Sulmuesit të përfaqësueses shqiptare iu deshën pak më shumë se 50 minuta në fushë që të dërgonte topin në rrjetë dhe kjo bëri që ai të vendoste një rekord të ri në kampionat.

Në klubin e Sauthempton, emri i tij nuk do të harrohet për një kohë të gjatë pasi sipas “OPTA”, në moshën 20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja u bë lojtari më i ri i këtij klubi i cili shënonte gol në Premier Ligë në ndeshjen e debutimit si titullar.

Një statistikë domethënëse duke llogaritur se Sauthempton është një skuadër që ka qenë shpesh mes ekipeve të Premier Ligës dhe ka pasur në përbërje emra të cilët më pas janë bërë shumë të njohur në arenën ndërkombëtare. Broja i ishte afruar disa herë golit duke luajtur si zëvendësues, por më në fund e gjeti atë në duelin e parë si titullar me klubin e tij.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.