Anglia hap dyert e stadiumeve për tifozët
Qeveria e Britanisë së Madhe ka marrë një vendim në lidhje me rikthimin e tifozëve në stadiume. Sipas njoftimit të kryeministrit, Boris Johnson, stadiumet do të hapen prej datës 2 dhjetor, por me një numër të limituar, pasi pandemia vazhdon të jetë e rrezikshme.
Deri në 4 mijë persona mund të ndjekin live një ndeshje të futbollit ishullor në zonat me rrezik të ulët, shifër që do të përgjysmohet në zonat e nivelit të dytë, teksa në zona me rrezikshmëri të madhe, stadiumet do të qëndrojnë të mbyllura.
Mirëpo rikthimi i tifozëve në stadiume, ishte edhe subjekt i një sondazhi, të BBC në versionin online. I zhvilluar midis 20 dhe 24 nëntorit, duke anketuar 5,476 njerëz, nga të cilët 2,100 tifozë, u dhanë përgjigje të habitshme. 52% e të intervistuarve thanë, se ishin “Pro” rihapjes së stadiumeve, ndërsa 45% preferonin të prisnin daljen e vaksinës dhe më pas hapjen e stadiumeve.
“Brenda kësaj jave, ne do të komunikojmë nivelet e stadiumeve të ndryshme, bazuar në analizën e rasteve në të gjitha grupmoshat“, deklaroi Johnson.
Sorry, the comment form is closed at this time.