Angli-Gjermani, e sotmja sërish “e zjarrtë” në Euro 2020

Dje përjetuam një nga netët më me emocione ndonjëherë në një Europian, por ky kompeticion është ende në fillim dhe premton akoma spektakël dhe drithërima.

Një tjetër natë e zjarrtë pritet të jetë e sotmja sepse në fushë zbresin dy nga pretendentët, që ndeshen me njëra-tjetrën. Anglia dhe Gjermania sfidojnë njëra-tjetrën në 18:00 në “Wembley” të Londrës në një nga ndeshjet më të forta të kësaj faze.

Tre orë më pas, në “Hampden Park” të Skocisë, Suedia dhe Ukrainë ndeshen me njëra-tjetrën për të mësuar se cili do jetë dueli tjetër i çerekfinaleve të Euro 2020. Dy fituesit e sotëm përballen me njëri-tjetrin në 1/4-at.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.