Anglezet kërkojnë të mbajnë kupën në shtëpi, danezët rikthimin e historisë

Anglia është rikthyer në gjysmëfinale të një Europiani pas 25 vitesh, kurse Danimarka pas 29 vitesh.

Këto dy shtete e gjejnë veten përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinalet e shtatë korrikut, në “Wembley”.

Golat nga Harry Kane, Harry Maguire dhe Jordan Henderson, ia dhuruan Anglisë fitoren e pastër 4-0 përballë Ukrainës.

Danimarka në anën tjetër erdhi pas fitores 2-1 përballë Çekisë, me golat e Delaney dhe Dolberg.

Anglia kërkon finalen e parë në histori të një Europiani, kurse Danimarka të dytën, pas vitit 1992, ku fitoi edhe trofeun.

Rreziku i Danimarkës për Anglinë është i qartë dhe ata nuk kanë nevojë për një kujtesë, sepse vetëm nëntë muaj më parë, Danimarka fitoi 1-0 pikërisht në “Wembley”, në kuadër të Nations League.

Por, cilat janë pesë ndeshjet më interesante mes dy skuadrave në historik e përballjeve?

5 Anglia 0-1 Danimarka, 14 tetor, 2020

Harry Maguire mund të jetë një ndër futbollistët më të dashur në ishull tani.

Por, kjo gjë nuk ishte e njëjta nëntë muaj më parë, ku pas arrestimit të tij në Greqi, Harry Maguire e nisi sezonin shumë keq.

Në ndeshjen e fundit përballë Danimarkës, Harry Maguire u përjashtua me karton të kuq.

Kjo e bëri më të lehtë punën për danezët, që më pas fituan me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Christian Eriksen.

4 Danimarka 0-3 Anglia, 15 qershor, 2002

Anglia filloi të ëndërrojë për Kupën e Botës në vitin 2002 pas fitores 3-0 përballë Danimarkës në raundin e të 16-ave.

Ata shënuan të tre golat në pjesën e parë.

Fillimisht, shënoi Rio Ferdinand pas një asistimi të David Beckham.

Michael Oëen dhe Emile Heskey shënuan dy golat tjerë.

Përkundër shpresës së madhe, në çerekfinale, Anglia do të eliminohej nga Brazili.

3 Danimarka 0-0 Anglia, 11 qershor, 1992

Danimarka pjesëmarrjen në EURO 1992 e siguroi nga dera e pasme.

Zhbërja e Jugosllavisë, ia siguroi Danimarkës pjesëmarrjen në atë kompeticion.

Danimarka kishte në përbërje Peter Schmeichel dhe Brian Laudrup, dhe ata më pas shokuan të gjithë Europën duke e ngritur në qiell trofeun.

Rrugëtimin e tyre e nisën pikërisht kundër Anglisë, me një barazim 0-0 në Malmo.

2 Danimarka 2-2 Anglia, 22 shtator, 1982

Rrugëtimi i Sir Bobby Robson në krye të Anglisë nisi pikërisht me një vizitë te Danimarka në kuadër të kualifikueseve për botërorin.

Anglia udhëheqi 2-0 gjatë shumicës së kohës.

Por, në dhjetë minutat e fundit, Danimarka shënoi dy herë për të prishur festën e “Tre Luanëve”.

Debutimi i shumëpritur i Sir Bobby Robson, shkoi ndryshe nga ç’pritej.

1 Anglia 5-2 Danimarka, 5 dhjetor, 1956

Anglia bëri një fillim të mrekullueshëm të kualifikueseve për botërorin në vitin 1956.

Në “Molineux”, Anglia shënoi pesë herë përballë Danimarkës.

Thomas Thaylor i Manchester United arriti të shënoj një tregolësh në atë ndeshje.

Çfarë do të thotë historia nesër, a do të arrijë Anglia finalen për herë të parë, apo do të bëj Danimarka rikthimin historik, mbetet për t’u parë…

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.