Aleksandar Zverev mund Gjokoviçin, sfidon Medvedevin në finale

Rusi Danil Medvedev dhe gjermani Aleksandar Zverev do të luajnë finale të turneut Masters, i cili aktualisht po zhvillohet në Torino të Italisë.

Gjermani Zverev arrin deri te fitorja e dytë në përballjet me Novak Gjokoviçin, pas fitores në gjysmëfinale të turneut në Lojërat Olimpike në Tokio. Kësaj radhe Zverev mundi Gjokoviçin me 2-1 në sete

Seti i parë i takoi Zverevit me rezultatin 7-6, ndërsa në të dytin dominoi tenisti serb, duke e fituar me rezultat 6-4. Në setin përcaktues, Zverev ishte më i “freskët” dhe pas 3 orësh, fitoi setin e tretë me 6-3 dhe sfidën e gjysmëfinales me 2-1 në sete.

Përballja finale në mes Medvedevit dhe Zverevit, do të zhvillohet të dielën (21 nëntor) në Torino, në orën 21.00.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.