9 futbollistë shqiptarë marrin pjesë në Kampionatin Europian

Sot fillon Kampionati Europian i futbollit, ku do të marrin pjesë 9 futbollistë shqiptarë me kombëtare të ndryshme.

Kosova dhe Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në “Euro 2020”, por futbollistët shqiptarë nuk do të mungojnë.

Te Zvicra si zakonisht janë ftuar: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi kanë përvojë nga Kampionatet e kaluara. Xhaka do të jetë kapiten i Helvetikëve.

Për herë të parë Maqedonia e Veriut është kualifikuar në Kampionatin Europian.

Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar: Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds United), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Ferhan Hasani (Partizani).

Maqedonia e Veriut ndodhet në Grupin C, së bashku me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.