131 milionë euro fitime,ja 20 futbollistët më të paguar në botë

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë të vetmit futbollistë ende në aktivitet që u bënë pjesë e formacionit e të gjitha kohërave të “Topit të Artë” nga “France Football”. Dhe nuk është rastësi që dy jashtëtokësorët e Barcelonës dhe Juventusit të jenë edhe pjesë e elitës së renditjes së futbollistëve më të paguar, listë e përpiluar pikërisht nga revista franceze.

Investigimi në lidhje me shifrat që Mesi e Ronaldo fitojnë çdo vit, apo edhe lojtarët e tjerë nuk lidhet vetëm me pagën neto që ato fitojnë, por edhe me përfitimet që vijnë nga sponsorët e ndryshëm dhe të ardhurat nga rrjetet sociale.

Ndërkohë, lista e plotë vijon si më poshtë ku ajo që bie në sy është distanca shumë e madhe e cila ndan trion e parë me pjesën tjetër, sidomos me lojtarë të kalibrit si Robert Levandovski për shembull, i cili dje u shpall “The Best” për sezonin 2019-2020, në ceremoninë gala nga FIFA.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.