1-1/ Shqipëria nuk ka dëshirë të fitojë

Shqipëria nuk ka mundur të fitojë as në ndeshjen e fundit të Nations League përballë Islandës, duke e mbyllur aventurën në këtë kompeticion me një barazim 1-1.

Kundërshtarët luajtën pothuajse 90 minuta me 10 lojtarë, duke llogaritur këtu dhe shtesat në të dyja pjesët e lojës, për shkak të një kartoni të kuq të mbrojtësit Gunnarson.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 35 të takimit me anë të një goditjeje me kokë të Ermir Lenjanit.

Ndeshja foli e gjitha për djemtë e Rejas, kjo për shkak dhe të inferioritetit numerik të islandezëve, por nuk ishte thënë të përfundonte kështu.

Në minutën e 96 të takimit, atëherë kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar, miqtë gjejnë golin e barazimit me Anderson, duke kthyer fërshëllimat në “Air Albania” dhe tronditur stolin e Rejas, i cili nuk gjen një fitore prej thuajse 10 ndeshjesh.

Me mbylljen e ndeshjeve në grupin e 2 të Ligës B, Shqipëria renditet në vend të tretë me 2 pikë, duke lënë pas vetëm Rusinë e skualifikuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.