Ish-miss dhe këngëtare/ Emërohet eksperte tek Ujësjellësi i Shijakut

Një tjetër personazh i njohur shfaqet si eksperte e ujësjellësit.

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Në dokumentin e siguruar nga “Syri” TV shihet se Vasjari është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit, Spartak Kovaçi.

Zaimina Vasjari përveçse këngëtare, mban edhe titullin e “Miss Shqipëria 2002”, ndërsa është diplomuar në degën e Arkitekturës.

Por prej datës 10 qershor ajo ka marrë përsipër të zgjidhë edhe hallet e komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.