PD: U shkarkua për shkelje të rënda, emërohet sërish në arsim
Një skandal i vërtetë ka ndodhur në sistemin e arsimit, ku në një shkollë në Kamëz është emëruar një drejtor i shkarkuar më parë.
Bëhet fjalë për Hysen Koldashin, i cili pavarësisht se u shkarkua në vitin 2020, për shkak se shiste materialet e shkollës “Hillary Clinton” të shembur nga tërmeti, ai është emëruar sërish nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Denoncimi është bërë nga deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila hedh akuza ndaj Ramës duke thënë se kjo është oferta që ai ofron për Arsimin.

Sorry, the comment form is closed at this time.