Tirana 100 vjet kryeqytet, arkitektja publikon një guidë në italisht

Në këtë 100-vjetor të Tiranës kryeqytet, arkitektja Ana Shpuza ka botuar një guidë në italisht dhe ka çelur një ekspozitë fotografike në Muzeun Historik Kombëtar. Përmes një libri edhe fotografive në bardhezi arkitektja sjell për turistët italianë shndërrimin e urbanistikës dhe arkitekturës së Tiranës në një shekull.

“Ajo që doja unë është që të tregoja një zhvillim të gjatë të urbanistikës dhe të arkitekturës. Është një libër që uroj që të ndikojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore që ne kemi”, Ana Shpuza.

“Nuk kishte gjë më të bukur, se të arrinim në këtë 100-vjetor që Tirana u shpall kryeqytet edhe në Muzeun Historik Kombëtar të kishim memorien e këtij qyteti”, shprehet drejtori i Muzeut Dorian Koçi.

Ky projekt tashmë i aplikueshëm edhe përmes aplikacioneve në celular, që ka pas vëmendjen e Bashkisë së Tiranës dhe të Ministrisë së turizmit në këtë periudhë të vështirë pandemie

 “Një nga problematikat më të mëdha në vendin tonë është kualifikimi i guidat turistike. Ne kemi shumë për të dëshmuar në Shqipëri edhe viti 2020 për shkak të situatës që jemi duke kaluar dëshmoi se sa të nevojshme e kemi ne këtë”, thotë ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Ekspozita fotografike vazhdon që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.