Skënder Brataj i përgjigjet me shifra opozitës për vdekshmërinë nga COVID-19
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu përgjigj nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili tha ditën e sotme se masat anti-Covid kanë dështuar dhe se është rritur në mënyrë alarmuese numri i viktimave.
Duke folur për “News24”, Brataj i kërkoi Vasilit dhe të gjithë politikanëve të tjerë t’i lënë mjekët të punojnë, ndërsa shtoi se nuk është e vërtetë që është rritur numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi.
Sipas tij, më parë përqindja e vdekshmërisë në vend ishte mbi 4%, ndërsa aktualisht është 2.1%.
“Së pari i uroj shërim të shpejtë Vasilit se e di që ka pasur probleme me virusin. Ne nuk do të ngelemi te data 9 mars testim, testim, testim, sepse kemi thënë që ky është një proces dinamik. Unë kam thënë që testimet janë të rëndësishme, por sot jo çdo person që është kontakt i kontaktit do të ndiqet. Deri para ca javësh thonin pse u mbyllëm se ekonomia do të vdesë. Nga data 1 nëntor është 22.2%, më 11 nëntor është 21.3% e deri te më e larta 31.%. Mesatarja e gjithë muajit nëntor është poshtë 30%. Por edhe të themi 30% nuk është 45%. Edhe për vdekjet nuk duhet të tmerrojmë njerëzit. Java e 20 gushtit ka qenë me 31 të vdekur, ka pasur rënie deri në fund të tetorit, dhe ka pasur një rritje pastaj. Javën e fundit ka sërish rënie. Nuk duhet të japim shifra jo reale. Pozitiviteti mesatar i gjithë pandemisë është 20.9%. Vdekshmëria është nga më të ulëtat 2.11%. Ndërsa për testimet iu them se kohët e fundit ka një ulje të kërkesave për bërjen e tamponit”, u shpreh Brataj.
Sorry, the comment form is closed at this time.