COVID-19/ Publikohen shifrat për 24 orët e fundit. 15 humbje jete dhe…

Rritet numri i viktimave nga COVID, në raport me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 15 pacientë të infektuar, konkretisht : 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Tepelena, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Korça, të moshave 57-77 vjeç.

Ndërkohë, nga 2745 testime kanë rezultuar pozitivë 787 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 43 raste në Berat, 41 raste në Durrës, 40 raste në Shkodër, 38 raste në Vlorë dhe Sarandë, 27 raste në Lushnje, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Fier, 23 raste në Korçë, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 15 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 13 raste në Kurbin, 11 raste në Devoll dhe Librazhd, 10 raste në Gjirokastër dhe Tepelenë, 9 raste në Tropojë, Malësi e Madhe dhe Gramsh, 8 raste në Has, Përmet, Dibër, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Delvinë, 3 raste në Kukës, Peqin, 2 raste në Pukë, Kamëz, Kuçovë, 1 rast në Kolonjë, Skrapar dhe Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.898 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas MSH, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozicion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, raporton MSH.

COVID-19 – Statistika (17 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 787

Të shëruar ne 24 orë 517

Të shtruar në spitale 393

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 2745

Testime totale 231.897

Raste pozitive 51.424

Raste të shëruara 26.898

Raste Aktive 23.471

Humbje jete 1055

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12594

Fier 1743

Durrës 1395

Shkodër 1254

Vlorë 1157

Korçë 1090

Elbasan 986

Berat 925

Lezhë 920

Gjirokastër 555

Kukës 458

Dibër 394

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.