Covid-19/ Asnjë humbje jete, vetëm 8 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, teksa Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 8 raste të reja në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën sërish apel qytetarëve të vijojnë zbatimin me përpikmëri të rregullave për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë, Kolonjë.

Aktualisht, janë 101 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika-14 korrik 2021
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4136

Testime totale 843,439
Raste pozitive 132,616

Raste të shëruara 130,059
Raste aktive 101
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, sipas qarqeve:
Tiranë 43
Elbasan 11
Fier 10
Vlorë 10
Korçë 8
Shkodër 6
Lezhë 5
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 2

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.