Shqipëria, larg imunitetit të tufës/ Dalin rezultatet e studimit të ISHP

Shqipëria është ende larg imunitetit të tufës sa i përket koronavirusit.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga disa mjekë imunologë të institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit, shpejtësia e përhapjes së varianteve të reja frenon imunitetin e tufës.

I pyetur nëse një dozë e tretë përforcuese e vaksinës kundër Covid do të fillojë të aplikohet, imunologu Alban Ylli e parashikon këtë në një periudhë afatgjatë.

Në një kohë që në shtetet e bashkuara, por edhe në disa vende të Evropës ka debate sa i përket vaksinimit të fëmijëve, Alban Ylli shprehet se kjo çështje po diskutohet mes ekspertëve, por ende nuk ka një vendim.

Edhe pse më shumë se 700 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër Covid-19, dhe rreth 158 mijë të tjerë e kanë kaluar Covid-in, vendi ynë është larg imunitetit të tufës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.