Qeveria shqiptare do të mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drini Dobit
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar sot se qeveria shqiptare ka marrë përsipër të mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drini Dobit, që po trajtohet në Itali për COVID-19.
“Kam një falenderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.
Doktor Drini luftoi me COVID-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.
Qeveria shqiptare do të mbështesë financiarisht kurimin e tij. Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij.
Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë.
Forca Doktor Drini!”, shkruan Manastirliu.
Kolegë, miq, gazetarë, njerëz të njohur, vazhdimisht këto ditë, kane apeluar për të mbledhur shumën e nevojshme për kurimin e doktor Drinit.

Sorry, the comment form is closed at this time.