Publikohen shifrat e mësuesve dhe nxënësve të infektuar me COVID-19. Qytetet më të prekura
Publikohen shifrat e mësuesve dhe nxënësve të prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Mësohet se bëhet fjalë për 1320 mësues, edukatorë dhe 850 nxënës të infektuar në 5 qytete.
Këto raste janë regjistruar në Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë. Kujtojmë se dje u regjistruan 752 raste të reja me COVID-19, si dhe 15 persona humbën jetën.
Prej kohësh vendi ynë po përballet me shifra të larta të rasteve me koronavirus, ndërsa në spitalet ku trajtohen të sëmurët me këtë virus ka fluks.

Sorry, the comment form is closed at this time.