Pse infektohemi kur mbajmë maskë? Ekspertët e ISHP-së tregojnë arsyet

Nëse maska nuk mbahet siç duhet, gjasat janë që rreziku i infeksionit me koronavirus të jetë aty. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se, nga vëzhgimet e kryera, shumë qytetarë nuk e mbajnë maskëm siç duhet

“Shumica dërmuese nuk e mbajnë si duhet, e mbajnë poshtë hundës, kur futen në një mjedis e ulin poshtë mjekrës, kjo nuk duhet kurrsesi. Dhe pse mbajnë maskë, ajo duhet shoqëruar me higjienë dhe distancë për të qenë efektive”, tha për “Klan”, Jonida Haxhiu, specialiste në ISHP.

Por, kur një maskë konsiderohet se është mbajtur korrekt dhe na siguron mbrojtje maksimale?

“Kur  mbulon hundën dhe mjekrën totalisht, para se të vihet duart të dezinfektohen, pasi hiqet, duart dezinfektohen serish.  Maska preket vetëm anash nëse na duhet ta ulim apo ta heqim,. Maskat njëpërdorimshme hidhen menjëherë në kosh”, shtoi ajo.

Po aq e rëndësishme është edhe kohëzgjatja e përdorimit të një maske. Specialistët e Shëndetit Publik thonë se maskat më të përdorshme aktualisht janë ato prej tekstili, të cilat nuk duhet të përdoren me shume se 4 orë, dhe në rastet kur maska laget nga spërklat duhet hequr dhe vendosur një tjetër.

Përdorimi i maskës në çdo mjedis, veç shtëpisë, është i detyrueshëm dhe mosrespektimi i këtij rregulli çon në gjobitjen e personit mbi 11 vjeç.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.