Përcillet sot në banesën e fundit, presidenti i “Fax News”, Kasem Hysenbelliu

Përcillet sot, në banesën e fundi, presidenti i televizionit “Fax News” Kasëm Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje me COVID-19, të cilën nuk mundi ta fitonte.

Në nder të tij, do të mbahen homazhe pranë “Prestige Hotel” dhe më pas, ceremonia mortore është parashikuar të mbahet në orën 11:00 në Sharrë, gjithmonë nën zbatimin e rregullave të sigurisë dhe masave anti COVID.
Kasem Hysenbelliu, presidenti i televizionit Fax News dhe ish-drejtues i grupit mediatik News24, Balkanweb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH dhe gazetës “Panorama”, u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm, në spitalin “Medical Park Florya”, në Stamboll.
Ndarja e parakohshme dhe e papritur e tij nga jeta ka sjellë reagimet e shumë personaliteteve, miqve e kolegëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.