“Nuk është shaka, por damlla”/ Pandemia e COVID-19 në sytë e parodistëve të Vlorës

Në situatën e vështirë që po kalon mbarë bota për shkak të pandemisë së COVID-19, pak nota humori sigurisht që do ndikonin positivisht për secilin prej nesh. Dhe pikërisht këtë efekt kanë dashur të krijojnë tek publiku dy parodistët e njohur vlonjatë.

Përmes një video humoristike, ata kanë arritur të pasqyrojnë mësëmiri në një parodi situatën të cilën po jetojmë prej disa muajsh.

Teksa këndojnë “Vaksina”, e marrë nga muzika e këngës italiane “Felicita”, dy mjeshtrit e humorit Afrim Agalliu dhe Agron Hamo shfaqen në parodinë e publikuar së fundmi për të argëtuar qytetarët.

“Kujdes nuk bëhet shaka se kjo qenka damlla! Nga korona, alkoolin se ndajmë, distancën e mbajmë, nga korona. Kujdes mor aman se qenka flamë, nga korona”. Këto janë disa nga frazat që këndojnë parodistët.

https://www.facebook.com/afrim.agalliu/videos/10221057636423916

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.