Nisin testimet e shpejta në të gjithë vendin, Manastirliu takon epidemiologët
Testimet e shpejta për koronavirusin kanë nisur në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ishte në Durrës për të parë nga afër procesin e testimit të shpejtë.
“Ministrja Ogerta Manastirliu me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, ku ka nisur, si në të gjithë vendin, kryerja e testimit të shpejtë falas, duke rritur aksesin në testimin në kohë reale dhe të sigurt.
Forcojmë kapacitetet për përballimin e epidemisë, teksa vijojmë përpjekjet për të patur në kohë vaksinën antiCOVID për grupet e rrezikuara”, shkruan Rama.
Në videon e publikuar, Manasitrliu thotë se po bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme që ta sigurojnë sa më shpejt vaksinën kundër COVID-19. Ajo ka thënë se të parët që do ta marrin vaksinën do të jetë personeli shëndetësor.
“Po punojmë që ta sigurojmë vaksinën në një kohë sa më të shkurtër. Punonjësit e sistemit shëndetësor, të parët që do të vaksinohen. Ne po përpiqemi fort që ta kemi në një kohë më të shkurtë. Më pas, për ta garantuar për të gjithë popullatën”, tha ministrja Manastirliu.
Sorry, the comment form is closed at this time.