Ndreu: Të gjithë në shtëpi të re brenda Majit, ndihmë financiare për 1000 familje për Festat e Fundvitit
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi se se në janar përfundon pallati i parë dhe brenda Majit 180 familje futen në shtëpitë e reja. Ai garantoi, se aktualisht në Lezhë nuk ka asnjë qytetar që është në çadra, një përgjigje që e jep edhe për kundërshtarët e tij politik.
“Lezha nuk ka asnjë familje të pa-akomoduar. Çdo familje ka marrë bonus qiraje, kështu që i është dhënë një bonus që të marrin shtëpi me qira dhe e kanë pranuar. Rindërtimi nuk është një proces që bëhet me fjalë, unë do doja që të akomodoheshin brenda 6 muajsve, por është e pamundur dhe pandemia na frenoi punën. Brenda janarit do të mbarojë pallati që po bëjnë donatorët dhe do të fillojnë të akomodohen dhe brenda majit rreth 180 familje do të futen në shtëpi, ndërkohë brenda majit do jenë shtëpitë individuale. Besoj që procesi po ecën shpejt se kanë mbaruar procedurat e domosdoshme. 1240 familje kanë marrë grantet e rindërtimit. Procesi i Rindërtimit ka ecur më shpejt në në qendër të Lezhës më të përparuar, dhe me shkollat”, tha Ndreu, në një prononcim për Report Tv.
Ai u ndal edhe në problematikën që krijohet nga grumbullimet në ceremoni mortore.
“Policia Bashkiake po bën ç’është e mundur, por është shumë e vështirë që të ndërhysh në varrime. Ne me policinë e rendit kemi qenë në harmoni dhe kemi bërë shërbime të përbashkëta, nuk është e lehtë të disiplinohen njerëzit. Lezha e ka zbatuar mbajtjen e maskës në përgjithësi. Dasmat nuk po zhvillohen, në ceremoni varrimi është shumë e vështirë që të ndërhyjë, megjithatë në disa ceremoni që kam parë, janë respektuar masat. Na kuptoni, se nuk është një situatë e lehtë. Të ndërhysh në një ceremoni varrimi me polici nuk është në traditën tonë. I kemi këshilluar që të mos jepet dora, me maska të gjithë dezinfektantë, megjithatë ceremonia mbetet ceremoni”, përfundoi Ndreu.
1000 familje në nevojë në qytetin e Lezhës do të marrin ndihmë për Vitin e Ri! Një fakt i tillë është konfirmuar nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
“1000 familje në nevojë do të trajtohet me ndihma për t’i kaluar festat si gjithë të tjerët dhe këtë do e bëjmë me fondet e bashkisë dhe të biznesit, është një grup pune që po punon”, tha Ndreu.
Sorry, the comment form is closed at this time.