Matura Shtetërore 2021/ Publikohen datat e provimeve
Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zhvillohen Provimet e Maturës për vitin 2021.
Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet me datë 3 qershor, ndërsa provimi i Letërsisë do të zhvillohet me datë 7 qershor.
Për lëndën e Matematikës provimi është vendosur që të zhvillohet me datën 11 qershor, dhe lënda me zgjedhje do të zhvillohet me datën 15 qershor. Provimet do të zgjasin 2 orë e 30 minuta dhe do të nisin në orën 10:00.
Sorry, the comment form is closed at this time.