‘Monstra’ lidh qenin dhe e tërheq me biçikletë

Keqtrajtimi i kafshëve shtëpiake në ambiente publike, gjuetia ilegale e specieve të rralla dhe mbajtja e pakontrolluar e kafshëve blegtorale janë vetëm disa nga abuzimet, që tregojnë raportin jo miqësor njeri-kafshë.

Edhe kësaj here në qendër të këtij lajmi do të jetë pikërisht sjellja mizore që njeriu tregon ndaj kafshëve.

JOQ ka publikuar një video ku një qytetar në Fier ka lidhur me litar një qen të gjorë të cilin e tërheq zvarrë nëpër rrugët e qytetit.

Siç shihet, pamjet janë vërtetë për të ardhur keq dhe që tregojnë se keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është kthyer në një problem madhor që po haset çdo ditë kudo në çdo qytet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.