ISHP ngre dyshime për praninë e “Omicron” në Shqipëri
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka ngritur dyshime të bazuara në kritere epidemiologjike dhe laboratike për qarkullimin në vend të variantit të ri “Omicron”.
Iris Hasibra, shefe e Laboratorit të Virologjisë në këtë Institut, tha se mostrat po merren nga persona që kanë qenë në kontakt me udhëtarë nga vendet e origjinës së këtij varianti.
Survejnca virologjike nuk ka për qëllim vetëm dedektimin e varinatit, por hetimin e thelluar genetik të tij për të parë sjelljen që shfaq ndaj vaksinave apo varianteve të tjera.
Varianti “Omicron” është shumë i transmetueshëm dhe të dhënat e thelluara për të ende mungojnë.
Laboratori i Virologjisë është në gjendje të dedektojë mostrat me specifika të veçanta të virusit Covod-19, por kriteret e varianteve i konfirmojnë plotësisht vetëm laboratët e references me të cilët ky Institut bashkëpunon vazhdimisht.
Sorry, the comment form is closed at this time.